Kjo rregullore shërben për të organizuar dhe zhvilluar promocionin "Fito me Duel", të organizuar nga shoqëria "AGNA" sh.a.
Promocioni organizohet nga "AGNA" sh.a., pjesë e AGNA GROUP, si përfaqësuese e importimit dhe tregtimit në territorin e Shqipërisë të detergjenteve Duel, nga kompania Beohemija d.o.o., me adresë Autostrada Tiranë-Durrës, Km 1, Godina AGNA Group.
Shoqëria "AGNA" sh.a. është e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me NIPT J62903631L, e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 1993, dhe përfaqësohet nga Administratori i saj Z. Kristo Naçi.
Neni 1. Kushtet e Pjesëmarrjes
Të drejtën e pjesëmarrjes në lojën promocionale kanë ekskluzivisht shtetasit e Republikës së Shqipërisë, si dhe të gjithë shtetasit e tjerë të huaj që janë rezidentë në Shqipëri, mbi moshën 18 vjeç.
Në rast regjistrimi të personave nën moshën 18 vjeç, duhet të paraqitet prindi ose kujdestari ligjor, së bashku me certifikatën familjare.
Neni 2. Përjashtimet nga promocioni
Të drejtën e pjesëmarrjes në lojën promocionale nuk kanë personat e mëposhtëm:
- personat që janë të punësuar në çfarëdo mënyre nga Organizatori, si edhe familjarët e tyre;
- anëtarët e komisionit për rregullsinë e lojës promocionale, si edhe familjarët e tyre.
Neni 3. Mekanizmi i promocionit dhe periudha
Mekanizmi: Bli produkte Duel me vlerën totale minimum 699 lekë dhe regjistro të dhënat e tua personale në website www.fitomeduel.com së bashku me të dhënat e faturës, për të fituar një nga dhuratat e përmendura më poshtë.
Pjesëmarrësit duhet të regjistrojnë në website të dhënat personale dhe të dhënat e kuponit tatimor, i cili vërteton datën, orën dhe produktin e blerë.
Kuponi origjinal duhet të ruhet deri në momentin e dorëzimit të dhuratës. Në rast mungese të kuponit tatimor, fituesi shpallet i pavlefshëm dhe bëhet zëvendësimi i tij me një nga fituesit rezervë.
Neni 4. Lista e produkteve
Produktet që mund të bëhen pjesëmarrëse të lojës "Fito me Duel" duhet të jenë produkte të markës Duel dhe të importuara nga AGNA sh.a. Produktet pjesëmarrëse janë:
- Duel Powder
- Duel Gel
- Duel Softener
Kuponat që nuk përmbajnë emrin e produktit Duel dhe vlerën minimale 699 lekë të totalit të produkteve Duel do të skualifikohen nga përzgjedhja.
Neni 5. Lista e dhuratave dhe vlera
Gjithsej 35 dhurata shpërndahen gjatë promocionit:
| Dhurata | Nr. i dhuratave |
|---|---|
| Dyson Vacuum Cleaner V16 | 7 |
| Robot Vacuum Cleaner | 7 |
| Tharëse Rrobash Gorenje | 7 |
| Dyson Airwrap | 7 |
| Lavatriçe Gorenje | 7 |
| Total | 35 |
Neni 6. Komisioni dhe kalendari i shortit
Komisioni për rregulloren e lojës promocionale dhe hedhjen e shortit përbëhet nga tre anëtarë të Organizatorit. Në datat e hedhjes së shortit do të njoftohen të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe ata të Tatim-Taksave. Në rast të mungesës së tyre, organizatori vijon me hedhjen e shortit, sipas përcaktimeve ligjore dhe akteve administrative.
Pas zhvillimit të procedurave, komisioni mban procesverbalin që përcakton dhuratën konkrete dhe fituesin e saj, aplikimin e fituesit, autorizimin e miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe llojin e çmimit. Procesverbali nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe dorëzohet nga organizatori në Zyrën e Lojërave të Fatit deri në 30 ditë pas përfundimit të lojës.
Kalendari i datave të hedhjes së shortit:
| Nr. | Data | Ora | Kuponat e pranuar |
|---|---|---|---|
| 1 | 18 Shtator | 10:00 | 7 – 17 Shtator |
| 2 | 25 Shtator | 10:00 | 18 – 24 Shtator |
| 3 | 2 Tetor | 10:00 | 25 Shtator – 1 Tetor |
| 4 | 9 Tetor | 10:00 | 2 – 8 Tetor |
| 5 | 16 Tetor | 10:00 | 9 – 15 Tetor |
| 6 | 23 Tetor | 10:00 | 16 – 22 Tetor |
| 7 | 30 Tetor | 10:00 | 23 – 29 Tetor |
Shorti hidhet çdo të premte në zyrat e AGNA. E premtja e parë është 18 Shtator dhe shorti i fundit hidhet më 30 Tetor. Afati i fundit që fituesit të paraqiten për të marrë dhuratat është 13 Nëntor 2026. Pas kësaj date asnjë fitues nuk ka të drejtë të tërheqë dhuratat e prapambetura; dhuratat e patërhequra mbeten aset i AGNA sh.a. dhe përdoren për llotari të tjera.
Përzgjedhja e fituesve bëhet rastësisht nëpërmjet programit online numbergenerator.org, i cili përzgjedh numra rastësorë, pas gjenerimit të të dhënave nga website www.fitomeduel.com.
Personat fitues njoftohen nëpërmjet telefonit; gjithashtu lista me emrat e fituesve shpallet në faqen www.fitomeduel.com.
Në çdo radhë përzgjidhen 5 fitues dhe 5 rezervë, të cilët zëvendësojnë fituesit që nuk kanë zbatuar rregulloren dhe skualifikohen nga loja.
Çdo të premte hidhet shorti për 5 fitues dhe përzgjidhen vetëm fituesit që kanë faturat me datat e javës së shortit. Në rast aplikimi me të njëjtin kupon në javët pasardhëse, ky aplikues apo fitues skualifikohet nga loja dhe nuk ka të drejtën e tërheqjes së dhuratës.
Renditja e fituesve:
| Fituesi nr. 1 | Dyson Vacuum Cleaner V16 |
| Fituesi nr. 2 | Robot Vacuum Cleaner |
| Fituesi nr. 3 | Tharëse Rrobash Gorenje |
| Fituesi nr. 4 | Dyson Airwrap |
| Fituesi nr. 5 | Lavatriçe Gorenje |
Neni 7. Për konsumatorin
Të gjitha produktet Duel, gjatë periudhës së promocionit 07.09.2026 deri më 30.10.2026, mundësojnë që konsumatori, me blerjen minimale me vlerën e kuponit 699 lekë, të bëhet pjesë e llotarisë DUEL.
- Çdo fitues telefonohet dhe pritet në ambientet e AGNA sh.a., Autostrada Tiranë-Durrës, Km 1, Godina AGNA Group.
- Fituesi duhet të firmosë një procesverbal që konfirmon marrjen e dhuratës. Bashkëngjitur procesverbalit vendoset kuponi tatimor origjinal. Fituesit shoqërohen edhe me foto së bashku me dhuratat (fotot janë për përdorim të brendshëm dhe ruhet privatësia e tyre).
- AGNA sh.a. nuk mundëson transportimin e dhuratave. Çdo fitues duhet të paraqitet pranë zyrave dhe të mundësojë vetë transportin.
- Shorti dhe shpërndarja e dhuratave hidhen në prezencë të përfaqësuesit nga AMLF apo organeve të tjera të përcaktuara nga ligji. Mungesa apo mosparaqitja e tyre pas njoftimit nuk përbën shkak për mosdhënien e dhuratave.
Neni 8. Pranimi i pjesëmarrësve
Konsiderohet se me pjesëmarrjen në lojën promocionale, pjesëmarrësi pranoi të gjitha udhëzimet dhe detyrimet e Rregullave dhe (i) nëse është dakord dhe me vullnetin e tij të lirë, lejon Organizatorin të publikojë emrin, mbiemrin dhe vendbanimin e fituesve; (ii) çdo pjesëmarrës ka të drejtën të tërhiqet nga pjesëmarrja, duke dërguar kërkesën e tij për anulim në adresën promo@agnagroup.com.
Në rast se konsumatori nuk pranon të publikohen të dhënat e tij, kërkesa e tij pranohet dhe të dhënat nuk publikohen.
Të dhënat personale kontrollohen nga Organizatori. Organizatori mbledh dhe përpunon të dhënat personale të pjesëmarrësve dhe fituesve — emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, numrin e ID-së ose pasaportës, adresën e banimit, qytetin dhe kodin postar — për qëllime të organizimit dhe zhvillimit të lojës promocionale dhe përmbushjen e detyrimeve të Organizatorit, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Nr. 9887, 2008).
Të dhënat nga dokumentet që i paraqiten Organizatorit përpunohen ekskluzivisht për qëllime të zhvillimit të lojës promocionale dhe për asnjë qëllim tjetër.
Për çdo pyetje, vërejtje, kërkesë ose kundërshtim në lidhje me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, kontaktoni në promo@agnagroup.com ose në adresën postare: AGNA Group, Tiranë, Shqipëri, Autostrada Tiranë-Durrës, me shënimin "Për mbrojtjen e të dhënave personale".
Neni 9. Kontakti
Për çdo paqartësi apo problematikë që konsumatorët mund të hasin gjatë promocionit, mund të kontaktojnë në adresën elektronike: promo@agnagroup.com.
Neni 10. Dorëzimi i çmimeve
Fituesi i çmimit duhet të paraqitet personalisht për tërheqjen e çmimit ose të autorizojë një person, për të cilin duhet të njoftojë. Fituesit duhet të tërheqin dhuratën brenda datës 13 Nëntor 2026.
Për të përfituar çmimin, fituesi duhet të paraqesë:
- dokumentin e identifikimit (ID ose pasaportë);
- faturën fiskale që vërteton të dhënat e faturës fituese;
- të plotësojë formularin e bashkëngjitur sipas Aneksit 1.
Në mungesë të këtyre, ai/ajo humbet të drejtën për të marrë çmimin.
Pas dorëzimit të çmimit, Organizatori konsiderohet se ka përmbushur plotësisht detyrimet ndaj fituesit. Emrat e të gjithë fituesve dhe vendbanimi publikohen në www.fitomeduel.com përgjatë periudhës 07.09.2026 deri më 30.10.2026.
Nëse fituesi është i mitur, për të ekzekutuar vlerën fituese duhet të paraqitet prindi ose kujdestari ligjor, i cili duhet të paraqesë edhe një certifikatë familjare ose vendimin përkatës për kujdestarinë.
Neni 11. Informimi dhe komunikimi
Konsumatori informohet për zhvillimin e këtij promocioni nëpërmjet:
- Poster
- Wobbler
- Pika sekondare në njësitë e shitjes (kokë rafti, danë, rafte dytësore etj.)
- Social Media
Neni 12. Forca madhore, shkelje të rregullave
Organizatori rezervon të drejtën që, në rast të vërtetimit të ngjarjeve ose fenomeneve të parashikuara nga ligji shqiptar si "Forcë Madhore", të bëjë pezullimin e përkohshëm të zhvillimit dhe ekzekutimit të promocionit nëpërmjet organit kompetent të dhënies së autorizimit, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, të bëjë njoftimin përkatës dhe, në marrëveshje me ta, të përcaktojë përfundimin ose datën e rifillimit.
Ndalohet përdorimi i çdo lloj hakerimi, virusi ose çdo gjëje që mund të ndërhyjë, çaktivizojë, dëmtojë ose keqpërdorojë llotarinë. Në një rast të tillë, organizatori rezervon të drejtën t'i drejtohet organeve kompetente për procedimet përkatëse penale dhe/ose civile.
Nëse vlerësohet ose dyshohet se ndonjë nga pjesëmarrësit në çfarëdo mënyre abuzon ose shkel rregullat e lojës promocionale, Organizatori rezervon të drejtën t'i përjashtojë ata nga loja promocionale dhe të injorojë aplikimet e tyre.
Neni 13. Transparenca e organizimit
Duke pasur parasysh seriozitetin që karakterizon shoqërinë organizatore "AGNA" sh.a. dhe duke dashur të jemi sa më transparentë në organizimin, zhvillimin dhe ekzekutimin e kësaj loje promocionale, përgjatë gjithë procedurave të saj do të mbahet prezent edhe përfaqësues i Zyra Noteriale Mimoza Sadushaj.
Ky tekst është transkriptim i rregullores zyrtare të depozituar. Në rast mospërputhjeje, zbatohet dokumenti origjinal i miratuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Për kopjen e plotë, kontaktoni promo@agnagroup.com.
